Barcelona po përballet me një cikël pasigurie

Futboll

Barcelona po përballet me një cikël pasigurie

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:41
Barcelona po përballet me një cikël pasigurie

Barcelona po përballet me një cikël pasigurie dhe në të cilin "fuqia punëtore" do të duhet të rinovohet në mënyrë drastike.

Edhe pse ka disa lojtarë që kanë mbërritur këtë verë si, Eric Garcia, Memphis Depay, Aguero dhe De Jong, realiteti është se pjesa e pasme duhet të forcohet, ku disa futbollistë tashmë janë në listën e largimeve.

Ky do të ishte rasti i dy prej veteranëve, Gerard Pique dhe Jordi Alba, të cilët ende janë te fikusar në formacionin titullar, por ajo që vihet re është se vitet ndjehen dhe performacate tyre nuk janë më si më parë.

Të dy kanë rënë dakord të ulin pagat e tyre, por duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për të garantuar vazhdimësinë e tyre, e njëjta gjë edhe me Sergoi Roberton.

Nuk përjashtohet mundësia që Alba dhe Roberto të largohen gjatë merkatos së janarit. Në rastin e Pique, do të pritet fundi i sezonit për të gjetur një destinacion të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat