Problemet nuk kanë të sosur për Barcelonën

Futboll

Problemet nuk kanë të sosur për Barcelonën

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:48
Problemet nuk kanë të sosur për Barcelonën

Problemet nuk kanë të sosur për Barcelonën dhe trajnerin Ronald Kuman. Si të mos mjaftonte humbja përballë Bajernit 0-3, trajneri i katalanasve duhet të bëjë edhe me dëmtimet.

Ai ka humbur dy lojtarë, Pedri Gonzales që ka pësuar një dëmtim muskulor, ndërsa Xhordi Alba ka pësuar një dëmtim të bicepsit femural.

Dëmtimi i mesfushorit nuk duket më i rëndë, teksa priten analizat më të hollësishme për të treguar shkallën e dëmtimit që mund ta mbajnë 2-3 javë jashtë fushave.

Në rastin e Xhordi Albës, i cili u zëvendësua përpara përfundimit të ndeshjes, koha e rikthimit në fushë mund të jetë më e gjatë. Trajneri Kuman ka deklaruar se ndoshta ai mund të qëndrojë jashtë fushave përreth një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat