I gjithë “San Siro” duartroket për të

Futboll

I gjithë “San Siro” duartroket për të

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:54
I gjithë “San Siro” duartroket për të

Luka Modriç është një nga ata lojtarë, që tifozët e respektojnë pavarësisht se ndoshta mbështesin një ekip tjetër nga Reali i Madridit. Me karakterin dhe aftësitë e tij mesfushori ia ka dalë të fitojë simpatinë e të gjithëve.

Kjo u pa qartë edhe mbrëmjen e sotme, ku gjatë momentit kur zëvendësohet për ti lënë vendin Kamavingas sheh gjithë “San Siro”-n të duartrokasë për të.

Tifozët e Interit tregojnë klas në shkallët e stadiumit dhe e përcjellin me respekt jashtë fushe lojtarin kundërshtar.

Një gjest ky që meriton vlerësim. Ndërkohë takimi mes zikaltërve dhe Realit të Madridit është mbyllur me fitoren minimale 0-1 të gjigantëve spanjollë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat