I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:32
I zhgënjyer

Një gol dhe shumë spunto interesante, por në fund skuadra e tij doli pa pikë nga fusha. Brahim Diaz ishte i pakënaqur pas disfatës në Liverpul dhe këtë e konfirmoi përpara kamerave të televizionit të klubit kur deklaroi:

“Nuk jam i lumtur sepse humbëm, por rruga më duket e duhura. Më vjen mirë që shënova golin tim të parë në një turne si Champions-i, megjithatë nuk e shijoj dot duke parë se si përfundoi ndeshja”. Pas pjesës së parë në avantazh e në fund me duarbosh. Zhgënjimi është i dukshëm te numri 10 kuqezi, i cili shtoi:

Të humbasësh ndodh, por zhgënjimi që ndiej është i madh sepse ishte një ndeshje që e kishim përmbysur dhe po e fitonim.

U munduam të luanim edhe pasi ata shënuan të tretin, megjithatë nuk arritëm të bënim më tepër. Në të tilla situata zhgënjimi është i pranishëm, por fundja futbolli kështu e ka".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat