Nuk po rinovon me Chelsea-n

Futboll

Nuk po rinovon me Chelsea-n

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:36
Nuk po rinovon me Chelsea-n

Antonio Rudiger vazhdon të mbajë pezull Chelsea përsa i takon vendimit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit.

Mbrojtësi është pjesë e “bluve të londrës” që nga viti 2017, por sëfundmi gjermani duket se ka vendosur të largohet nga Premier League.

28-vjeçari po ndiqet me interes nga Paris Saint Germain që po monitoron me vëmendje çdo lëvizje të lojtarit, për ta rrëmbyer atë me parameter zero në Qershor të  2022-it, kohë kur Rudiger lirohet nga klubi anglez.

Nga ana tjetër Chelsea nuk po rri duarkryq, pasi në rast të një largimi të Rudiger do të bëjë maksimumin për të arritur te mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde, të cilin e kanë kërkuar edhe gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat