Reagon ashpër 2 Korriku: Në skenë sërish doli gjyqtari kryesor

Futboll

Reagon ashpër 2 Korriku: Në skenë sërish doli gjyqtari kryesor

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:51
Reagon ashpër 2 Korriku: Në skenë sërish doli gjyqtari kryesor

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, lider në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, reagon ashpër në referim pas ndeshjes me Vushtrrinë, në takimin e vlefshëm të javës së tretë.   

Prishtinasit janë të irrituar me referim dhe sipas tyre, u akordua një penallti inekzistente.   

"Spektakël" në Vushtrri!

Dita e mërkurë, ditë që ishte e rezervuar për duelin Vushtrria - 2 Korriku, doli të jetë ditë goxha interesante, që e përcollën bukur shumë ndodhi.

Gjithçka nis me delegimin e gjyqtarit kryesor. 

Pa dyshim se jemi mbështetës dhe pro promovimit të gjyqtarëve dhe çdo akteri që futbollit tonë i jep ngjyrë, thënë ndryshe, ndihmon në përmirësimin e cilësisë së futbollit tonë, mirëpo, t'i jepet mundësia për debutim në një ndeshje të tillë, një gjyqtari të cilit nuk i ishte dhënë mundësia asnjëherë më parë që të gjykonte një ndeshje në Viva Fresh Ligën e Parë, kjo nuk ka nevojë për koment.

Sidoqoftë, me shpresën se gjyqtari nuk do të dëshpëronte dhe gjykimi i tij do të ishte korrekt, ndeshja filloi e u luajt ashtu siç duhet për disa minuta, mirëpo shpresat për ndeshje të mirëfilltë u shuan shumë shpejt. Ishte pikërisht gjyqtari kryesor ai që mori rolin kryesor, kjo ndoshta edhe nga mungesa e përvojës së tij, mirëpo diçka e tillë nuk mund të pranohet si arsyetim, kur dihet fort mirë se përballjet e tilla kërkojnë nivel të lartë të ndarjes së drejtësisë.

Gjithsesi, nganjëherë duhet lënë anash të gjithë dhe të vazhdosh ndeshjen, mirëpo ishte vështirë e arritshme por jo edhe e pamundur. Verdheblutë rezistuan deri në shtesën e takimit, aty kur filloi "spektakli" i vërtetë. U dhanë shtatë minuta shtesë, ku në të katërtën morëm epërsinë, por që zgjati pak, sepse në skenë sërish doli gjyqtari kryesor, që akordoi një penallti e cila ishte e tillë vetëm në sytë e tij, e cila i dha kahje ndeshjes, çka edhe na mohoi triumfin, e vendësve iu dha një pikë.

E dimë se është vetëm fillimi i kampionatit dhe reagime të tilla mund të duken absurde, mirëpo jo ne, por asnjë klub nuk meriton gjëra të tilla, sepse vërtetë gjykimet e tilla që po u japin kahje ndeshjeve, po dalin të jenë vështirë të përballueshme, sepse po humbet gjëja më me vlerë, pra mundi i futbollistëve, të cilëve po iu duhet të durojnë në ndeshje që po dinë të shkojnë edhe deri në 100 minuta lojë. 

Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin ndaj askujt, por vetëm ka për qëllim që të has në mirëkuptim, mirëkuptim i cili pasohet nga vendime të duhura, sidomos në lidhje me delegimin e gjyqtarëve. 

Për fundin e këtij reagimi, shtojmë se mbesim me shpresën se dita ditës do të ndryshohet diçka për të mirë”, reagon 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat