FIFA zbulon dëshirën e tifozëve

Futboll

FIFA zbulon dëshirën e tifozëve

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:03
FIFA zbulon dëshirën e tifozëve

Në muajin korrik, FIFA kreu një sondazh mbi temën e periodicitetit të Kupës së Botës.

Sondazhi u krye me një kampion (mostër) prej 15.000 të anketuarish, të cilët shprehën interes për futbollin dhe Botërorin, si pjesë e një auditori më të madh që përfshiu 23.000 njerëz në 23 vende. Bazuar në rezultatet fillestare, shumica e tifozëve do të donin të shihnin një Kupë Bote më të shpeshtë, mundësisht çdo dy vite.

Për më tepër, dallimet domethënëse u theksuan midis të ashtuquajturve tregje tradicionale dhe tregjeve të futbollit në zhvillim, si dhe faktit se të rinjtë në të gjitha rajonet janë më të hapur dhe të interesuar për ndryshime sesa ata të moshuar.

Rezultatet e këtij sondazhi online do të përdoren nga ana e FIFA-s si pjesë e një procesi konsultimi, që përfshin mbi 100.000 njerëz në mbi 100 vende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat