Vlerësimi i madh për shqiptarin, krahasimi i gazetarit polak

Futboll

Vlerësimi i madh për shqiptarin, krahasimi i gazetarit polak

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:27
Vlerësimi i madh për shqiptarin, krahasimi i gazetarit polak

Vlerësimi i madh për Ernest Muçin, krahasimi i gazetarit polak: Legia ka gjetur Gareth Bale, është vetëm 20-vjeç

Ernest Muçi ka shkëlqyer në përballjen mes Spartakut të Moskës dhe Legias së Varshavës. I aktivizuar vetëm pak minuta nga fundi i takimit, ish-futbollisti i Tiranës dha kontributin e tij. Në një moment kur Legia po mbrohej dhe nuk kishte më shanse për të fituar takimin, Muçi shpik një aksion me cilësi individuale.

Teksa lë mbrapa kundërshtarin duke dalë përtej vijave të fushës, Muçi nxori me portën e boshatisur Kastratin. Krahasimi është bërë edhe në rrjetet sociale, ndërsa gazetari i Neëonka Sport, Dominik Piechota, është shprehur:

Legia ka një Gareth Bale. Ernest Muçi ka kërkuar kohë të përshtatet me futbollin fizik, taktik, por mund ta shihni kur e ka topin në këmbë. Driblim, aftësi për të fituar duelet, goditje nga larg. Është vetëm 20-vjeç”, u shpreh Piechota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat