Prapashtica kërkon më të mirën për Vëllaznimin: Do të japim maksimumin për t’u inkuadruar në Superligë

Futboll

Prapashtica kërkon më të mirën për Vëllaznimin: Do të japim maksimumin për t’u inkuadruar në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:20
Albin Prapashtica

Vëllaznimi nga Gjakova është në rrugën të mirë të rezultateve në start të Ligës së Parë të Kosovës në Grupin A, nga tri ndeshje ka dy fitore e një barazim, duke u renditur në vend të dytë me 7 pikë, aq sa ka edhe lideri Trepça ’89.

Sulmuesi 20-vjeçar, Albin Prapashtica, po e jep maksimumin për skuadrën gjakovare, me synime që t’i realizojnë objektivat që kanë para vetes.

Futbollisti është i lumtur me ekipin e tij për lojërat dhe rezultatet e mira në tri javë e para. 

Image

Sidomos fitorja e fundit në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Trepçës, ka rritur edhe më shumë oreksin të ekipi, para sfidës të së hënës së ardhshme kundër Lirisë.   

“Bota sot”: Në tri ndeshjet e para, ecuri shumë e mirë e Vëllaznimit, një skuadër më ndryshe se në edicionin e kaluar, çfarë e veçon?

Albin Prapashtica: Na veçon ekipi që e kemi tash me këto përforcime që janë ardhur për këtë sezon. 
Komponimi i mirë i ekipit, puna e mirë që po bëhet në ekip na ka sjell këto rezultate pozitive.

Image

“Bota sot”: Javën e kaluar shënuat gol nga distanca kundër Istogut, sa iu motivoi?

Albin Prapashtica: Normal që më ka motivuar shumë gola e shënuar ndaj Istogut, kjo gol ka vlejtur shumë sepse ka qenë gola vendimtare në atë takim.

“Bota sot”: Në fundjavë ndesheni me Lirinë në Prizren, sfidë e vështirë mes rivalëve të vjetër, ku i sheh përparësitë e skuadrës tuaj?

Albin Prapashtica: Kemi përparësi se jemi shumë të kompletuar dhe vijmë prej rezultateve pozitive dhe kemi motiv shtesë me vazhduar me rezultate pozitive.

“Bota sot”: Sa e keni përkrahjen e familjes?

Albin Prapashtica: Normal përkrahja nga familja është shumë e madhe, ku me bën më jap maksimumin në çdo ndeshje.

Image

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë për vend të parë në Grupin A?

Albin Prapashtica: Shumë herët është për këtë parashikim por ne do të japim maksimumin për t’u inkuadruar në Superligë.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve “Kuqezinjve të Jakovës”?
Albin Prapashtica:
Unë ju premtoj që kam me jep maksimumin në fushë dhe me punë e sakrificë besoj që do t’i arrijmë objektivat e klubit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat