Ndryshon programi i Shqipërisë U-17, miqësore me Kosovën

Futboll

Ndryshon programi i Shqipërisë U-17, miqësore me Kosovën

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:26
Ndryshon programi i Shqipërisë U-17, miqësore me Kosovën

Ndryshon programi i muajit shtator për Kombëtaren U-17. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kishte në program dy ndeshje miqësore ndaj Kosovës, që do të luheshin më datat 22 shtator dhe 24 shtator. Me kërkesë të Federatës së Futbollit të Kosovës është vendosur që të luhet vetëm një ndeshje miqësore, ajo e datës 22 shtator 2021 në Prishtinë.

Ndërsa më datë 24 shtator, duke qenë se përfaqësuesja e 17-vjeçarëve do të jetë e grumbulluar, FSHF ka vendosur të organizojë një miqësore me Kombëtaren U-18.

Takimi mes dy përfaqësuesve të moshave kuqezi do të luhet më datën 24 shtator 2021 në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes duke nisur nga ora 11:00.

Miqësoret do të jenë të vlefshme për teknikun Bulku dhe stafin e tij për të harmonizuar grupin dhe për të parë ekipin në aksion, duke krijuar kështu një ide më të qartë mbi grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022, që luhen në muajt tetor-nëntor në Irlandën e Veriut. Kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Gatë muajve të fundit Kombëtarja U-17 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime dhe ndeshje miqësore. Shqipëria U-17 mori pjesë në turneun “Torneo delle Nazioni” që u zhvillua në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat