Përfundojnë disa nga ndeshjet e Ligës së Evropës

Futboll

Përfundojnë disa nga ndeshjet e Ligës së Evropës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e programit të sotëm në Ligën e Evropës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen me fillim nga ora 18:45.

Ndër ndeshjet më interesante të këtij programi ishte ajo mes Galatasaray e Lazio, takim ky ku triumfuan nikoqirët me rezultat minimal 1:0, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 gjigandin hungarez Ferencvaros.

Ndeshje zhvilloi edhe skuadra angleze West Ham, ku shënoi fitore solide si mysafirë të Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të programit të orës 18:45 të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

Grupi E

Galatasaray 1 - 0 Lazio

Lokomotiv Moscow 1 - 1 Marseille

Grupi F

FC Midtjylland 1 - 1 Ludogorets

Crvena Zvezda 2 - 1 Braga

Grupi G

Bayer Leverkusen 2 - 1 Ferencvaros

Real Betis 4 - 3 Celtic

Grupi H

Dinamo Zagreb 0 - 2 West Ham United

Rapid Wien 0 - 1 Genk 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat