Muslera i del në mbrojtje Strakoshës

Futboll

Muslera i del në mbrojtje Strakoshës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:19
Muslera i del në mbrojtje Strakoshës

Tomas Strakosha u bë protagonist pasditen e sotme duke shkaktuar një autogol në disfatën që Lacio pësoi përballë Gallatasarait në Ligën e Europës.

Në drejtim të gardianit të Kombëtares vërshuan një lumë kritikash, por kolegët e tij i kanë dalë në mbrojtje, pikërisht portieri kunderështar Muslera.

Uruguajani në konferencën pas ndeshjes u shpreh se gabime të tilla ndodhin dhe Strakosha nuk duhet të dorëzohet.

“Sido që të fillosh, ishte ndeshja e parë e grupit. Ne luajtëm kundër një prej skuadrave të rëndësishme të Italisë. 

Sot, Gallatasarai dha imazhin e një ekipi që punon mire, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jemi të lumtur për ndeshjen sot, por tani duhet të përqëndrohemi në kampionat.

Gabimi i Strakoshës? Kam bërë një gabim disa ndeshje më parë. Portierët janë vetëm, kjo është pjesë e punës sonë. Kam bërë edhe unë gabime.. Kjo është çudia e punës së portierëve. Nuk duhet të heqësh dorë’’, tha Muslera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat