Roma starton me fitore në fazën e grupeve të Conference League

Futboll

Roma starton me fitore në fazën e grupeve të Conference League

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:52
Roma starton me fitore në fazën e grupeve të Conference League

Roma pa telashe arkëton tre pikët e para n Grupin C të Conference League. 

Romakët shënuan fitore me rezultat 5:1 ndaj CSKA nga Sofja, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Olimpico”.

Futbollistët Pellegrini (25' e 62'), El Shaarawy (38'), Mancini (82’), Abraham (84’) shënuan për Romën dhe Carey (10') për CSKA.

Është fitore e madhe për trajnerin Jose Mourinho.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, u aktivizua nga minuta e 76-të për Romën, ndërsa mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 80-të, Wldschut përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Roma kryeson me 3 pikë, pasojnë Bodo 3, Zorya 0 dhe CSKA me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat