Dramë në Eindhoven, Januzaj shënon për pikën e madhe të Sociedadit

Futboll

Dramë në Eindhoven, Januzaj shënon për pikën e madhe të Sociedadit

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:59
Dramë në Eindhoven, Januzaj shënon për pikën e madhe të Sociedadit

Dramë e madhe u zhvillua në stadiumin "Philips" në Eindhoven. 

PSV Eindhoven si vendas barazon me rezultat 2:2 me Sociedadin, në takimin e vlefshëm të grupeve në Europa League.

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Adnan Januzaj, me nënshtetësi të Belgjikës, tregoi lojë të mirë dhe realizoi në minutën e 34-të për rezultatin 1:1. 

Për PSV shënuan Gotze (32') e Gakpo (54') dhe për Sociedadin Januzaj (34') e Isak (39'). 

Monaco kryeson me 3 pikë në grupin B, pasojnë Sociedad 1, PSV 1 dhe Sturm me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat