​Solskjaer pret më shumë nga Manchester United pas humbjes kundër Young Boys

Futboll

​Solskjaer pret më shumë nga Manchester United pas humbjes kundër Young Boys

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:05
Cristiano Ronaldo dhe Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar që pritshmëritë që skuadra e tij të bëjë paraqitje të mira janë të larta, para ndeshjes në Premier Ligë kundër West Ham United.

Manchester United është i pamposhtur në 28 ndeshjet e fundit si mysafirë në Premier Ligë, njëkohësisht periudha më e gjatë pa humbje e një ekipi në këtë ligë.

Sidoqoftë, e njëjta gjë nuk vlen edhe në Ligën e Kampionëve, ku të martën "Djajtë e Kuq" u shokuan nga Young Boys, ku këta të fundit siguruan fitore 2:1 në shtëpi, dhe tani Solskjaer ka thënë që skuadra e tij duhet të rikthehet më e fortë në ndeshjen e së dielës kundër West Ham.

"Sigurisht që ata janë të fokusuar, pak të mërzitur por jo në depresion. E dimë që është vetëm një pengesë e vogël, dhe duhet të bëjmë më mirë, dhe kemi pesë ndeshje për të mbledhur 10 deri në 12 pikë që na nevojiten", tha Solskjaer.

"Nuk është fillimi më i mirë që e kemi dëshiruar por ne jemi një skuadër e mirë që mund të rikthehemi përsëri, dhe grupi në të cilin gjendemi është shumë i mirë", shtoi trajneri norvegjez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat