VAR-i ndal festën e Mërgim Berishës

Futboll

VAR-i ndal festën e Mërgim Berishës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:27
VAR-i ndal festën e Mërgim Berishës

Ritëm të lartë dhe agresivitet pati edhe sfida Eintracht Frankfurt-Fenerbahce, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Turqit gjetën golin e avantazhit me anë të Mesut Ozil në minutën e 10’, ndërsa Eintracht riktheu baraspeshën me Sam Lammers pak para fundit të pjesës së parë.

Në minutën e 93-të, Fenerbahce pati një mundësi të artë të shënojë golin e fitores, por Pelkas gaboi nga pika e bardhë, teksa topin e grushtuar nga portieri Trapp, e dërgoi në rrjetë sulmuesi shqiptar Mërgim Berisha.

Megjithatë turqit nuk mund të festojnë, pasi VAR-i ndërhyn dhe sugjeron anulimin e golit, duke qenë se sulmuesi Berisha kishte hyrë në zonë para se të ekzekutohej penalltia nga Pelkas.

Në sfidat e tjerë, Monaco triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Sturm Graz, Lyon fitoi 0-2 në transfertën skoceze ndaj Rangers, ndërsa Olympiacos mposhti me rezultatin 2-1 belgët e Antwerpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat