"Goditja me kokë të ndalohet" , fushata për të ndryshuar rregullat e futbollit

Futboll

"Goditja me kokë të ndalohet" , fushata për të ndryshuar rregullat e futbollit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 23:31
"Goditja me kokë të ndalohet" / Fushata për të ndryshuar rregullat e futbollit

Goditjet me kokë në futboll mund të ndalohen në të ardhmen, nëse fushata e nisur nga një grup aktivistësh dhe neurologësh është e suksesshme.

Sipas tyre, goditjet me kokë në sportin më popullor në botë janë shkaktare për shumë sëmundje mendore, deri te Alzhaimeri.

Ndeshja e parë e futbollit ku goditja e topit me kokë ndalohet pritet që të zhvillohet në fund të këtij muaii mes “legjendave” dhe lojtarëve aktualë të skuadrës amatore britanike, Spennymoor Toën.

Mes promovuesve të një futbolli pa goditje të topit me kokë është Profesori Willie Stewart nga Universiteti i Glasgoë.

Ai ka publikuar hulumtime që tregojnë se futbollistët kanë deri në pesë herë më shumë gjasa të vuajnë nga demenca në krahasim me një person tjetër.

Ai beson se sëmundja neurodegjenerative e trurit lidhet me futbollin pasi studimet e mëtejshme treguan se mbrojtësit ishin më të rrezikuar sesa portierët, të cilët nuk godasin topin me kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat