Daja: Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdhaja

Futboll

Daja: Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdhaja

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:38
Daja: Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdhaja

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, doli paraditen e sotme, në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të duelit special, ndaj Skënderbeut, i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit.

 

"Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdhaja. Ashtu siç ne kemi ndeshje të vështira, edhe kundërshtarët kanë ndeshje të vështira. Gjithsesi ne nuk do të shpërndahemi, do të fokusohemi të ndeshja e nesërme.

Raporti i vështirësisë është  në të dy kahet.

Nesër duhet që të gjitha energjitë t’i fokusojmë te ndeshja e Skënderbeut. Sepse Skënderbeu është ekip që di të luajë mirë futboll. Do ta ketë të vështirë çdo ekip që do të luajë me Skënderbeun.

Prandaj duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, për të parë pastaj sa të vështira do të jenë ndeshjet më mbrapa", tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat