Kupa e Zvicrës, skuadra shqiptare kundër kampionit të Zvicrës

Futboll

Kupa e Zvicrës, skuadra shqiptare kundër kampionit të Zvicrës

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:17
Kupa e Zvicrës, skuadra shqiptare kundër kampionit të Zvicrës

Skuadra shqiptare, FC Iliria Solothurn, do të ndeshet me kampionin e Zvicrës, Young Boys, në kuadër të Kupës së Zvicrës. 

Është një sfidë e mirë për skuadrën Iliria ani pse Young Boys është super favorit.

Ajo që bie në sy, një fotografi e paraqitur nga “20min”, ku shihet shqiponja gjigante dykrenore, në një ndeshje të Ilirisë.

“Young Boys do të shkojë në Solothurn për të luajtur për Kupë ndaj FC Iliria nga divizioni i dytë rajonal”, shkruan mes të tjera “20min”.

Ndeshja luhet të dielën e 19 shtatorit, në orën 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat