Baftiu: Të jesh drejtor sportiv i KF Besa është privilegj i veçantë, ambiciet tona janë të mëdha

Futboll

Baftiu: Të jesh drejtor sportiv i KF Besa është privilegj i veçantë, ambiciet tona janë të mëdha

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:18
Baftiu: Të jesh drejtor sportiv i KF Besa është privilegj i veçantë, ambiciet tona janë të mëdha

Klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli i Gostivarit e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në Ligën e dytë të Maqedonisë-grupi i Perëndimit.

Në tre ndeshjet e para kanë shënuar dy fitore dhe një humbje. Dhe, me 6 pikë gjenden në vendin e tretë të renditjes tabelore.

Për fillimsezonin e ri dhe synimet e klubit në të ardhmen flet në një intervistë speciale drejtori sportiv Visar Baftiu, një djalosh i ri dhe shumë ambicioz.

Të jesh drejtor sportiv i KF Besa është nder dhe privilegj i veçantë”, thotë ai. Ky i fundit shprehet i kënaqur me rezultatet në tre ndeshjet e para. Baftiu shpalos edhe objektivat e klubit. Fillimishtë mbijetesa e pastaj edhe Liga e parë e Maqedonusë, pse jo! Ai mes tjerash tregon edhe për qëllimin e hapjes së Akademisë në kuadër të klubit, shkruan News-tv. mk.

Dy fitore dhe një humbje, 6 pikë. Vendi i tretë në tabelë. A janë realizuar pritshmëritë e KF Besa nga Dobërdolli në këto tre javë të para të kampionatit?

Visar Baftiu: Për këto tre javë mendoj se pritshmëritë janë realizuar. Aktualisht gjendemi në vendin e tretë në tabel dhe do të luftojmë që të qëndrojmë në këtë pozitë edhe gjatë gjithë kampionatit.

A është lehtë me qenë drejtor sportiv i KF Besa, duke ditur ambicet që ka?

Visar Baftiu: Të qenurit drejtor sportiv i KF Besa është një nder dhe privilegj i veçantë, dhe kjo detyrë për mua nuk është aspak e lehtë në krahasim me ambiciet që ka klubi. Mirëpo, unë do të mundohem me përkushtimin më të madh ta kryej këtë detyrë në mënyrë që të arrihen ambiciet e KF Besa. Synimi ynë është Liga e parë, përse jo, edhe për një kohë të shkurtër të luajmë edhe në garat europiane. Për këte arsye unë jap nga vetja edhe atomin e fundit vetëm e vetëm të arrihet qëllimi i klubit. Unë mburrem dhe jam krenar që jam në këtë pozitë të rëndësishme.

Sa jeni të kënaqur me stafin teknik?
Visar Baftiu:
 Me stafin teknik jemi të kënaqur. Jemi të kënaqur me punën që bëjnë dhe angazhimin maksimal që tregon stafi teknik. Poashtu mundohemi që dita ditës të kemi sa më shumë profesionalizëm dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Dëshiroj të theksoj se stafi teknik është një ekip ku të gjithë trajnerët të licencuar.

Në kuadrin e KF Besa para do kohësh nisi të funksionojë edhe Akademija e futbollit. Çka dmth kjo?

Visar Baftiu: KF Besa si klub do të mundohet maksimalisht t’i përkushtohet edhe Akademisë së futbollit me qëllim që të ketë një ardhmëri të vetën. Unë si drejtor sportiv bashkë me trajnerët e grupmoshave të Akademisë kemi një përkushtim të madh në këtë aspekt në mënyrë që nesër dhe pas nesër të nxjerrim sa më shumë talente. Do të mundohemi që Akademija jonë të jetë sa më profesionale.

Nesër takoheni me KF Korabi. A jeni optimist për një fitore të re?
Visar Baftiu: Sa i përket lojës së nesërme mendoj se jemi përgatitë maksimalisht për ta kaluar edhe këtë sfidë me Korabin e Dibrës. Kujtoj se me një përkushtim maksimal dhe me punën që bëjnë lojtarët tanë rezultati do të jetë në favorin tonë. Këtu shfrytëzoj rastin ti përshëndes edhe tifozët tanë të cilët edhe në këto kushte të pandemisë me Covid-19 vijnë dhe e mbështesin skuadrën. Ju jemi mirënjohës. Shpresoj që edhe ata të mbesin të kënaqur nga paraqitjet e djemve tanë në fushën e lojës dhe të ndahen të gëzuar nga rezultatet e ekipit.

Cilët janë ambiciet e klubit sivjetë, dhe cili është projekti i KF Besa për të ardhmen?

Visar Baftiu: Ambiciet e klubit të KF Besa për sivjet fillimishtë është mbijetesa në ligë. Mendoj se në renditjen tabelore do të gjendemi në pjesën e sipërme të tabelës pa marrë parasysh se në këtë edicion konkurrenca është shumë e fortë. Ne si KF Besa pretendojmë vetëm për fitore të reja dhe përse jo që në fund të kapim edhe pjesën e balotazhit. Ndërsa, si projekt që ka për të ardhmen KF Besa mendoj se synimi jonë kryesor është Liga e parë, dhe edhe më shumë.

Ndërsa në fund të sezonit vjeshtor, unë personalishtë si drejtor sportiv i këtij klubi me ambicie të mëdha e shoh KF Besa në mesin e tre ekipeve të para në renditjen tabelore të Ligës së dytë-grupi i Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat