Nuk kërkon falje

Futboll

Nuk kërkon falje

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:45
Nuk kërkon falje

Pep Guardiola ka qëndruar prapa komenteve që ai i bëri drejt tifozëve të Manchester Cityt pas fitores kundër RB Leipzig, pavarësisht se ka pranuar disa kritika nga disa tifozë.

Manchester City e mposhti Leipzigun 6:3 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, por stadiumi "Etihad" nuk ishte i mbushur me tifozët vendas.

Pas kësaj situate, Guardiola në një konferencë për media tregoi që është duke shpresuar që tifozët do të vijnë dhe ta mbështesin skuadrën në ndeshjen e radhës kundër Southamptonit.

"Pas pesë sezoneve këtu, nëse njerëzit nuk mund të kuptojnë sjelljen time mbi situatën e tifozëve, është sepse ata dëshirojnë që të keqinterpretojnë atë që kam thënë", tha Guardiola.

"Ne do të jemi tejet të lumtur që tifozët të vinë në ndeshjen kundër Southampton sepse e di se sa e vështirë do të jetë, dhe e preferoj që të jetë me tifozë se pa tifozë. Por nëse nuk dëshirojnë të vinë për çfarëdo arsye, është perfekte, unë kurrë nuk ankohem pse nuk do të vijnë.

Nëse nuk vie, nuk vie. Kështu që unë nuk do të kërkoj falje, absolutisht që jo", shtoi trajneri spanjoll.

Nesër, Manchester City e pret në stadiumin "Etihad" skuadrën e Southampton, ndeshje kjo që do të jetë e vlefshme për xhiron e katërt të Premier Ligës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat