Juventusi i zhytur në borxhe

Futboll

Juventusi i zhytur në borxhe

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:01
Juventusi i zhytur në borxhe

Juventusi ka mbyllur bilancet financiare të vitit 2020-2021 dhe shifrat nuk janë aspak pozitive. Bardhezinjtë kanë regjistruar një humbje të pastër financiare prej 210 milionë eurosh, nga 90 milionë që ishin humbjet e regjistruara një vit më parë.

Në përkeqësimin e bilanceve ka ndikuar pandemia e Covid dhe mungesa e tifozëve në stadiu, që vitet e fundit është shndërruar në një burim të rëndësishëm të ardhurash për Juventusin. Por, veç kësaj ndikim ka pasur edhe zhvlerësimin i Cristiano Ronaldos, që u shit këtë verë për vetëm 20 milionë euro.

Ronaldo u ble nga Juventusi dy vite më parë për 100 milionë euro nga Reali i Madridit, për një pagë mbi 30 milionë euro në sezon.

Plusvalenca e pagës që nuk do të jepet më për lojtarin dhe e 20 milionë eurove që u arkëtuan nga transferta në United, pra në total 50 mln euro do të reflektohen në bilancin e vitit që vjen.

Efekti zbutës i borxhit që do të kenë këto para pritet të jenë minimale, duka pasur parasysh se borxhi i Juventusit ka arritur aktualisht një shifër neto prej 389 milionë eurosh.

Shifra rrit presionin për largimin e Andrea Agnelli-t, për fatin e të cilit do të vendosë asambleja e aksionerëve, që do të mblidhet më 29 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat