Zviceranët me statistika interesante për Xherdan Shaqirin, kjo është përqindja

Futboll

Zviceranët me statistika interesante për Xherdan Shaqirin, kjo është përqindja

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2021 Në ora: 20:36
Zviceranët me statistika interesante për Xherdan Shaqirin 

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, po luan me sukses në mjedisin e ri, Lyon nga Franca

Ai deri me tash është paraqitur në dy ndeshje, një në Kampionatin e Francës dhe tjetrën në Europa League. 

Media zvicerane “Blick” ka nxjerrë disa statistika interesante për reprezentuesin e Zvicrës.

Image

Shaqa mungon në fitoren 1:0 kundër Nantes, por ai është në fushë për 75 minuta kundër Strasburgut. Në Europa League, Shaqiri zëvendësues në 19 minutat e fundit në fitoren 2:0 në Glasgou  ndaj Rangers. 

Nga 270 minutat e mundshme, Shaqiri 94 minuta është në veprim. Kjo është një ngarkesë pune prej 35%.

Image

Në sezonin 19/20 Shaqiri është vetëm 263 minuta në 57 ndeshje në Liverpool. Kjo korrespondon me një ngarkesë pune prej vetëm 5 për qind (!). Dhe kjo me pagë të plotë.

Në sezonin e mëparshëm, Shaqiri ishte të paktën 30% në fushë në Liverpool. Në sezonin e kaluar ishte vetëm 17%.

Do të thotë: Në tre sezonet e tij të fundit me Liverpoolin, Shaqa ka një ngarkesë mesatare prej 17 për qind. Të konvertuar në një punonjës ‘normal’, kjo do të thotë pothuajse një ditë në javë në detyrë”, shkruan mes të tjera “Blick”.

Rekordin në kombëtare

Heinz Hermann (63) mban rekordin me 118 paraqitje. Shaqa qëndron në 96. Ai humbi 20 ndeshje për shkak të lëndimit. Kështu do t'I kishte 116 ndeshje ndërkombëtare në ditët e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat