Morina merr drejtimin e Ferizajt

Futboll

Morina merr drejtimin e Ferizajt

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 20:57
Morina merr drejtimin e Ferizajt

Arbnor Morina është emëruar kryetrajner i ri i Ferizajt. 

Ferizaj nuk qëndrojë duarkryq, pas shkarkimit të Megzon Visokës, e zgjodhi kryetrajnerin e ri.

Ferizaj synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Aktualisht renditen në vend të fundit në tabelë me 1 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

"Arbnor Morina, trajneri i ri i skuadres sonë.

Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija. Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner.

Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin ndaj Vushtrrisë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.

Drejtuesit e klubit i urojnë mirëseardhje dhe punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit të tij. Premtojnë mbështetje të madhe drejt realizimit të objektivave", njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat