Tahir Batatina kundërpërgjigjet: Pasi ti përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni...

Futboll

Tahir Batatina kundërpërgjigjet: Pasi ti përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni...

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:17
Tahir Batatina kundërpërgjigjet: Pasi ti përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni...

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, iu përgjigjet provokimeve të tifozëve “Xhebrailat nga Theranda.

“Nesër vjen tuxhari i cili krahasoj Suharekën me serbin, të gjithë e dini se cila fjali është adekuate për këtë person nesër.

TUXHAR WELCOME TO REPUBLIC OF SUHAREKA”, shkruan në faqen “Xhebrailat 1992”.

Image

Kryetrajneri i fituesit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Batatina, kundërpërgjigjet në këtë mënyrë në profilin e tij në facebook:

“Dikush e ka ende ëndërr të fitoj një trofe kurse ne kemi filluar t'i radhitim trofetë.

Kultura, demokracia dhe niveli i qytetërimit janë gjëra që disave iu duhen kohë për t'i përvetësuar, prandaj duhet t'i vizitoni universitetet sepse shkollimi është e ardhmja e vendit dhe shtetit.

Po e presim trofeun e tretë dhe iu ftojmë që pasi t'i përfundoni punët në ara dhe të mbjellurat të na vizitoni dhe të fotografoheni me (Kupën e Kosovës) & (Superkupën e Kosovës)...”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat