Hertha fiton me përmbysje

Futboll

Hertha fiton me përmbysje

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:35
Hertha fiton me përmbysje

Hertha e Berlinit merr fitoren e dytë radhazi në harkun e një jave, teksa këtë herë ia doli të triumfojë me rezultatin e ngushtë 2:1 ndaj skuadrës së ngjitur rishtazi në Bundesligë, Greuther Furth.

Vendasit u shfaqën shumë kërkues, por pavarësisht disa rasteve, pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa miqtë gjetën golin e avantazhit në minutën e 57’, me anë të Hrgota.

Megjithatë heshtja në Berlin nuk zgjati shumë, pasi vetëm katër minuta më vonë Ekkelenkamp riktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 79’ një autogol i Bauer i dha tre pikët Herthës.

Katër humbje dhe një barazim për Greuther Furth në 5 ndeshjet e para, ndërsa Hertha e Berlinit e nisi sezonin me tre humbje radhazi, por ka reaguar mirë dhe ka fituar dy ndeshjet e tjera, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat