Pesë lojtarët më të shtrenjt në Superligën e Kosovës

Futboll

Pesë lojtarët më të shtrenjt në Superligën e Kosovës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 11:48
Pesë lojtarët më të shtrenjt në Superligën e Kosovës

Ardhja e Besart Berishës ka bërë që Prishtina të bëhet klubi me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll.

Sipas Transfermarkt, FC Prishtina tashmë ka dy futbollistët më të shtrenjtë në ligë.

Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është futbollisti më i vlefshëm në Superligë me vlerë prej 400 mijë eurove.

Pas tij radhitet tani bashkëlojtari i tij te Prishtina, Besart Berisha me vlerë prej 350 mijë euro.

Në vendin e tretë gjendet Rron Broja i Dritës me vlerë 350 mijë, kurse pastaj është Bianor Neto i Llapit me 300 mijë, aq sa ka edhe Agim Zeka i Dritës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat