Interi kundër Bologna-s

Futboll

Interi kundër Bologna-s

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:55
Interi kundër Bologna-s

Interi, i freskët nga humbja në shtëpi në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit dhe barazimit në Genoa kundër Sampdoria, po pret Bologna për llogari të javës së katërt të Serie A. Zikaltrit grumbulluan 7 pikë në tri ndeshjet e tyre të para në kampionat, si rezultat i dy fitoreve dhe një barazimi, saktësisht si Bologna e Sinisha Mihajloviq.

Simone Inzaghi, duke pasur parasysh ndeshjet e ardhshme të ngjeshura, mund t’i lejojë disa titullarë të marrin frymë.

Kështu, në krahun e djathtë është radha e Dumfries me Dimarco të preferuar për Perisic në anën tjetër. Balotazh mes Calhanoglu dhe Vidal në mesfushë. Në sulm, Correa do të luajë me Lautaro Martinez. Pra, Dzeko pushon në stol, ndërsa Bastoni është riaftësuar plotësisht.

Ja formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Correa.
BOLOGNA (4-3-3): Skorupski; De Silvestri, Medel, Bonifazi, Hickey; Svanberg, Dominguez, Soriano; Orsolini, Arnautovic, Barrow.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat