Bayerni favorit

Futboll

Bayerni favorit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:10
Bayerni favorit

Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri 2021/22.

Kampioni aktual Bayern Munich do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Bochum, kurse RB Leipzig do të jetë mysafirë i Koln.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Augsburg dhe skuadrës së Borussia Monchengladbach, që do të zhvillohet në stadiumin "WWK Arena".

Pas katër xhirosh, tabelën e kryeson skuadra e Wolfsburg me 12 pikë, dy më pak se Bayerni në vend të dytë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës pozicionohet skuadra e sapo inkuadruar Greuther Furth, që ka arkëtuar vetëm një pikë.

15:30 Arminia Bielefeld - Hoffenheim

15:30 Augsburg - Borussia Monchengladbach

15:30 Bayern Munich - Bochum (Stadiumi Allianz Arena)

15:30 Mainz - Freiburg (Stadiumi Mewa Arena)

18:30 FC Koln - RB Leipzig (Stadiumi RheinEnergie)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat