Në pritje të derbit të madh shqiptar

Futboll

Në pritje të derbit të madh shqiptar

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:42
Në pritje të derbit të madh shqiptar

Klubi shkodran ka nxjerrë prej ditësh në shitje biletat për ndeshjen që do të luhet sot në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:45 mes Vllaznisë dhe Teutës.

Çmimet janë konsideruar të shtrenjta nga tifozët shkodranë dhe në një farë mënyrë ekziston edhe një revoltë e brendshme. Pavarësisht çmimit “të kripur” të biletave për takimin ndaj Teutës dhe protestës së një grupi tifozësh, sërish ka vijuar me intensitet të lartë shitja e biletave.

Nga sa mësohet, një ditë para ndeshjes ishin shitur më shumë se 75% e biletave të hedhura në treg.

Kështu që sot pritet që të jenë shitur të gjitha biletat e planifikuara sipas rregullit me 30% të prezencës së tifozëve në stadium, që i bie afro 5 mijë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat