Veliu: Sporti i Kosovës është i rrokullisur dhe po ja zënë frymën

Futboll

Veliu: Sporti i Kosovës është i rrokullisur dhe po ja zënë frymën

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:59
Veliu: Sporti i Kosovës është i rrokullisur dhe po ja zënë frymën

Sa më shpejt që është e mundur të mbahen tryezat sportive në relacionin federata sportive, KOK e MKRS dhe drejtoritë komunale sportive, se si të dilet nga kaosi sportivë dhe se si disa sporte kolektive nuk marrin pjesë të paktën me një klub në Kupat Evropiane. 

Trajneri i futbollit, Fetah Veliu, komenton shkrimi: “Nuk rritet cilësia (bie gjithnjë e më poshtë) duke mos garuar në garat kualifikuese të Kupave Evropiane, për atë luftuam që të jemi pjesë e komunitetit të barabartë sportivë evropian pothuajse dy dekada e gjysmë (1991 -2016)”

“Një temë, më së e kohës dhe e domosdoshme të shtjellohet nga akter profesionist, te të gjitha fushave të sportit dhe nga të gjithë protagonist të mirëfilltë të sportit! 

Me të drejt ngritët një problematik dhe një temë sportive dhe profesionale, që i ka munguar nivelit debatues sportiv atij profesional dhe të gazetarisë sportive! 

Gjithandej, në disiplinat sportiv, hiq federatën e xhudos dhe familjen amblematike me në krye strategun sportiv Driton Kuka, sportet tjera individuale dhe në veçanti ato kolektive, duhet të kenë plan-projekt afatgjate për menaxhim, organizim, të krijimit së pari të një infrastrukture, pastaj të burimeve njerëzore profesionale dhe programeve profesionale trajnuese, këto faktor determinues sportiv, human dhe profesional, që mundësojnë arritjen e objektivave zhvillimore dhe progresiste të një skuadre, të një organizate, të një komuniteti sportiv dhe të një vendi vendore dhe sidomos në ato të garave Evropjane dhe botërore!

Këto planprojekte afatgjate nuk i kemi gati në asnjë organizatë, klub apo njësi sportive vendore, pastaj mos të flas për burime njerëzore profesionale, të cilët edhe ata pak qe i kemi në sportin kosovar, të sportet kolektive luftohen, anatemohen dhe diferencohen nga uzurpatoret analfabet të fjalës, të shkrimit dhe profesionales sportive, të cilët kanë pushtuar organizatat klubet dhe institucionet sportive në Kosovë!

Me vjen mirë, që keni ngritë këtë shqetësim të kohës, sportiv, profesional dhe kosovar! Uroj, që të ketë ngritje të mëtutjeshme të temave të tilla, të cilët e ndihmojnë dhe shërojnë sportin e Kosovës, i cili është i rrokullisur përmbys dhe po ja zëjnë frymën për ditë, për javë, muaj dhe vite analfabetët kallaballëk sportiv!”, komenton Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat