Montella: Ka vizion loje dhe është përmirësuar shumë në menaxhimin e lojës

Futboll

Montella: Ka vizion loje dhe është përmirësuar shumë në menaxhimin e lojës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:02
Montella: Ka vizion loje dhe është përmirësuar shumë në menaxhimin e lojës

Vincenzo Montella është trajneri që pesë vite më parë i dha mundësinë Manuel Locatelli-t të luantë në skuadrën e parë të Milan-it.

Në një intervistë të dhënë për Sportëeek, ai ka folur për rritjen e lojtarit dhe vendimin për t’u transferuar tek Juventus:

“Po, ka qenë zgjedhja e duhur. Në një skuadër si Juventus ka rëndësi vetëm fitorja dhe kjo mund ta ndihmojë të shprehet në maksimum. Veçanërisht mund ta ndihmojë fakti se do të luajë me shokë të fortë skuadre”, ka thënë Montella.

“Ka vizion loje dhe është përmirësuar shumë në menaxhimin e lojës, edhe në aspektin emocional. Mund të përmirësohet akoma, në vazhdimësinë e lojës dhe në ndalimin e aksioneve të kundërshtarit.

Mund të shënojë edhe disa gola më shumë. Mund të bëjë gjithçka në mesfushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat