Ballkani fiton derbin, disa tifozë ofendojnë Batatinën 

Futboll

Ballkani fiton derbin, disa tifozë ofendojnë Batatinën 

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 18:28
Ballkani fiton derbin, disa tifozë ofendojnë Batatinën 

Ballkani fiton ndeshjen me mjaft tensione që u shkaktuan nga tifozët “Xhebrailat” në tribuna!

Skuadra nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit nga Podujeva, në derbin e javës së pestë të BKT Superligës së Kosovës. 

Sjellje të pahijshme të disa tifozëve vendas, “Xhebrailat”, ofenduan kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatina. 

Në minutën e 22-të, tifozët ofendojnë Batatinën! Në minutën e 26-të, u ndërpre ndeshja për pesë minuta, policia largon tifozët nga stadiumi. 

Policia ka zbrazur stadiumin, arsyeja ishte për shkak të numrit të lartë të tifozëve të pranishëm. Kjo erdhi si shkak i rregullave të reja të qeverisë, e cila lejon vetëm 5 për qind të tifozëve në stadium. 

Ballkani ka shënuar fitore me golat e futbollistit Ermal Krasniqit në minutën e 13-të dhe 90+3.

Në minutën e 72-të, Arbnor Ramadani u përjashtua nga loja, llapjanët mbeten me një lojtar me pak.

Ballkani kryeson me 11 pikë, ndërsa Llapi është ende pa fitore dhe në vend të nëntë me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat