Nëntë gola në Prishtinë, Ramiz Sadiku lider 

Futboll

Nëntë gola në Prishtinë, Ramiz Sadiku lider 

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:35
Nëntë gola në Prishtinë, Ramiz Sadiku lider 

Ramiz Sadiku merr kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Skuadra nga Prishtina ngadhënjeu me rezultat 5:4 ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen e javës së 4-të. Ndeshje e fortë e me 8 gola.

“Ndërtimtarët” nga katër ndeshje shënuan tre fitore e pësuan një humbje deri me tash.

“Fitore e luftuar dhe merituar e  KF Ramiz Sadiku falë golave të: Armend Misini, Shpresim Preshtreshi, Erduan Ibrahimi, Erduan Ibrahimi, Erduan Ibrahimi. Ju lumtë djelmoshave dhe stafit të klubit për angazhimin maksimal!”, shkruan në faqen e klubit prishtinas.

Ramiz Sadiku kryeson me 9 pikë por ka një ndeshje më shumë se 2 Korriku që renditet në vend të dytë me 7 sosh dhe Fushë Kosova është në të tretin me 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat