Memelli: Në Tiranë shpëtoi diçka si shkak i numrit të lojtarëve në fushë

Futboll

Memelli: Në Tiranë shpëtoi diçka si shkak i numrit të lojtarëve në fushë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:38
Memelli: Në Tiranë shpëtoi diçka si shkak i numrit të lojtarëve në fushë

Skënderbeu arriti të ndalë Partizanin në një barazim 1-1 në një sfidë mjaft të bukur dhe të luftuar. Pas ndeshjes trajneri i korçarëve Migen Memelli u shpreh:

‘’Sot ekipi ka bërë një super ndeshje në të dyja fazat e lojës.

Në Tiranë shpëtoi diçka si shkak i numrit të lojtarëve në fushë, por sot në baraspeshë numerike pashë një skuadër që luftoi fort, u përball si e barabartë, nuk ra nga pjesa psikologjikë dhe kur pësoi gol. Në këndvështrimin taktik skuadra bëri shumë mirë, arti i të mbrojturit është lexim loje i kundërshtarit, dhe karshi skuadrës së Partizani që ka investuar shumë. Por në futboll duhet të dish të ruash grupin  siç e kishim vjet, dhe kjo u pa dhe sot dhe diferencat me skuadrat e tjera nuk janë shumë të mëdha.

Objektivat? Pikënisja e skuadrës është ndeshja e radhës, vlerësimi i saj në cilindo terren të jetë, brenda e jashtë. Mua nuk më pëlqen t{i shikoj ndeshjet nga e 6 apo 7, por të radhës, duke filluar nga Veleçiku në Kupë të mërkurën.

Polemikat? Ishin dy momente, Stenio Zhunior  nuk u ndëshkua me karton të verdhë pasi festoi te tifozët, ndërsa Berisha u ndëshkua. Kam dy lojtarët të dëmtuar, njëri goditje me brryl në fytyrë dhe ka frakturë në sy ndërsa tjetri në hundë, nëse nuk ka ndëshkim kundërshtari nuk mund të bëjë çdo lloj gjëje. Kam rezervat e mia për penalltinë pasi lojtari i Partizanit ra dy tre hapa pas kontaktit në zonë, gjithsesi nuk dua të bëj polemika.

Është një kohë që duhet të jemi te topi i kthyer, pasi Partizani sulmon me shumë forca, gjithësesi janë gjëra që rikuperohen’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat