Interi turpëron keq ekipin e Sinisha Mihajlloviqit 

Futboll

Interi turpëron keq ekipin e Sinisha Mihajlloviqit 

Nga: K.Goca Më: 18 shtator 2021 Në ora: 19:54
Interi turpëron keq ekipin e Sinisha Mihajlloviqit 

Interi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:1 kundër Bologna-s, në ndeshjen e javës së 4-të të Serie A në futboll.

Zikaltrit me këto tre pikë rikthehen në krye të tabelës, por kanë një ndeshje më shumë se rivalët.  

Kampioni turpëron keq ekipin e trajnerit Sinisha Mihajlloviq. 

Qysh në 45 minutat e parë gjithçka ishte e qartë, kur avancuan me 3:0. 

Për Interin shënuan Martinez (2'), Skriniar (30'), Barella (34'), Vecino (54'), Dzeko (63' e 68') dhe për Bolognan Theate (86’).

Interi është në krye me 10 pikë, ndërsa Bologna që njoftohet me humbjen e parë, renditet në pozitën e 7-të me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat