Aston Villa i shkakton humbjen e parë Evertonit

Futboll

Aston Villa i shkakton humbjen e parë Evertonit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:58
Aston Villa i shkakton humbjen e parë Evertonit

Aston Villa i shkakton humbjen e parë Evertonit!

Evertoni pëson humbjen e parë në këtë sezon të Premier Leagues dhe këtë disfatë ia shkaktoi Aston Villa me një rezultat të thellë 3:0.

Në fakt, pjesa e parë dhe starti i fraksionit të dytë u luajt në ekuilibër të plotë, por gjithçka ndryshoi në minutën e 66-të, kur Cash shfrytëzoi në maksimum pasimin e Douglas Luiz për t’u dhënë epërsinë vendëse.

Vetëm tri minuta më vonë, Lucas Digne ishte i pafat në devijimin e topin në portën e tij dhe në të 75-tën Bailey vulosi shifrat në 3-0, me Villans që siguruan vendin e parë në kampionat, që i ngjit në mesin e tabelës, pikërisht në vendin e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat