Paçarada i jashtëzakonshëm, dy asistime për fitoren bindëse të skuadrës gjermane  

Futboll

Paçarada i jashtëzakonshëm, dy asistime për fitoren bindëse të skuadrës gjermane  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:24
Paçarada i jashtëzakonshëm, dy asistime për fitoren bindëse të skuadrës gjermane  

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, është në formën jetësore. 

Ai sot është protagonist i fitores bindëse të St. Paulit, me rezultat 4:1 ndaj Ingolstadt, në ndeshjen e javës së 7-të të Bundesliga II.

Pas humbjes 1:0 nga Hannoveri, St. Pauli rikthehet fuqishëm duke arkëtuar tre pikë në luftë për kreun e tabelës.

Futbollisti nga Kosova, ndryshe djali i portierit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukriut, asiston në dy gola të parë, në minutën e 34-të kur shënon Zander dhe në atë të 50-tën realizon Dittgen.

Jo vetëm kaq, goli i tretë rrodhi nga një veprim i Paçaradës, topi deri të Kyereh dhe ky asistoi deri të Burgstaller, duke shënuar për 3:0 në minutën e 61-të.

Paçarada u paraqit standard, dha maksimumin, ishte prej lojtarëve më të mirë të sfidës. Paçarada u zëvendësua në minutën e 80-të.

Për St. Paulin shënuan Zander (34'), Dittgen (50'), Burgstaller (61'), Buchtmann (73') dhe për Ingolstadt Rohl (72').

St. Pauli është në vend të tretë me 13 pikë, ka një me pak se lideri Paderborn dhe Ingolstadt zë pozitën e 17-të me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat