Renova fiton derbin shqiptar, barazohet me pikë me liderin 

Futboll

Renova fiton derbin shqiptar, barazohet me pikë me liderin 

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 17:21
Renova fiton derbin shqiptar, barazohet me pikë me liderin 

Renova nga Xhepçishti i Tetovës, po tregon lojëra jashtëzakonisht të mira në Kampionatin e Maqedonisë në futboll. 

Renova e njofton me humbjen e parë Struga Trim & Lum, duke e mundur me rezultat 1:0, në takimin e javës së shtatë.

Skuadra nga Xhepçishti në minutën e fundit  (90+2) siguroi fitoren me golin e Selmanit, i cili ishte i saktë nga penalltia.

Akademia Pandev kryeson me 14 pikë, sa ka edhe Shkupi dhe Renova, ndërsa Struga Trim & Lum renditet në pozitën e katërt me 12 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat