Xhaka rikthehet të shënoje pas një mungese të gjatë

Futboll

Xhaka rikthehet të shënoje pas një mungese të gjatë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:19
Xhaka rikthehet të shënoje pas një mungese të gjatë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është protagonist ditën e sotme duke shënuar në fitoren 0:3 të Baselit ndaj rivalëve të Rorsçaç.

30 vjeçari dyfishoi shifrat në minutën e 62-të të takimit duke u rikthyer tek goli pas një kohe të gjatë. Bazeli kalon kështu në raundin e 1/8-ve të Kupës duke avancuar më tej në ambiciet për të marrë një trofe këtë sezon.

Në sfidën e sotme, Xhaka mbajti në krah shiritin e kapitenit dhe mesa duket kjo i ka sjellë fat.

Taulant Xhaka ka hyrë në sezonin e tetë radhazi te skuadra e Bazelit, ndërsa pak kohë më parë arriti dhe shifrën e 300 ndeshjeve me fanellën e zviceranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat