Kukësi përmbys Kastriotin

Futboll

Kukësi përmbys Kastriotin

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:15
Kukësi përmbys Kastriotin

Kukësi është kryesues i Superiores.

E vemtja skuadër që mundi të fitojë në javën e dytë të Abissnet Superiore, pas suksesit 3-1 ndaj Kastriotit mori dhe kreun e vetmuar të renditjes duke konfirmuar se ky sezon do të jetë totalisht i ndryshëm nga i kaluari. Kroati Edi Basa ishte protagonist i madh me një dygolësh, me Kukësin që përmbysi krutanët në Elbasan Arena duke thyer jo vetëm barazinë e javëve, por duke lënë për momentin dhe krutanët në vendin e fundit në renditje.

Skuadra e Longos ishte që në fillim agresive dhe për 27 minuta e dominoi lojën duke patur dhe një mundësi të mirë në të 7-tën me Gashin por që nuk gjeti dot rrjetën.

Pas disa rasteve të shpërdoruara nga ana e Kukësit, pikërisht në minutën e 27-të, Kastrioti ndëshkoi verilindorët me mesfushorin Arbër Basha që goditi fluturimthi pas krosimit të Grecës duke shtangur Tafas.

Kastrioti vazhdoi të shikonte nga porta e Kukësit madje rrezikoi të fitonte edhe një penallti të cilën VAR nuk akordoi dhe atëherë kur u mendua se në pushim do të shkohej me avantazhin e krutanëve, erdhi barazimi i Kukësit me një supergol nga distance të Edison Ndrecës në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë Kukësi tregoi të gjithë supermacinë duke realizuar që në fillim me kroatin Edi Basa që shfrytëzoi një gabim të pafalshëm të Joan Çelës që e tepëroi me mbajtjen e topit brenda zone. Ishte pikërisht Basa që shënoi edhe të tretin në minutën e 70-të duke vulosur suksesin e Kukësit.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me ekipin e Longos që e menaxhoi shumë mirë rezultatin duke marrë 3 pikë për kreun e vetmuar të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat