Dalin pamjet nga spitali, kështu duket legjenda Pele

Futboll

Dalin pamjet nga spitali, kështu duket legjenda Pele

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:09
Dalin pamjet nga spitali, kështu duket legjenda Pele

Prej dy javësh, legjenda e futbollit botëror Pele ndodhet i shtruar në spital pas një operacioni të vështirë që kreu për heqjen e kancerit në zorrën e trashë.

E gjithë bota e futbollit u sensibilizua mbi gjendjen shëndetësore të legjendës braziliane pasi gjurmët që ka lënë në këtë sport janë të mëdha.

Por së fundmi, në rrjete sociale është publikuar nga faza e rikuperimit të Pele nga spitali.

Image

80-vjeçari duket shumë i rënë fizikisht, i plakur por me moral të fortë pasi tenton të bëjë disa veprime qesharake për të argëtuar fansat.

Pamjet janë bërë virale duke marrë mijëra mesazhe e komente, për t’i uruar brazilianit shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat