Haland udhëheq Dortmundin drejt kreut të tabelës

Futboll

Haland udhëheq Dortmundin drejt kreut të tabelës

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:18
Haland udhëheq Dortmundin drejt kreut të tabelës

Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore me goleadë në javën e 5-të të Bundesligës duke mposhtur 4:2 Unionin e Berlinit.

Dhe në këtë sfidë u bë protagonist i përhershimi Erling Haland që realizoi një dygolësh.  Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 me gola të Gerreros dhe Haland.

Në pjesën e dytë Fridrish shkaktoi autogol në dëm të skuadrës së tij, ndërsa Kruze ngushtoi përkohësisht shifrat për miqtë.

Në minutën e 81-të, Voglsamer realizoi dhe të dytin për Unionin e Berlinit, por Haland iu kundërpërgjigj shumë shpejtë duke shënuar sërish pas dy minutash.

Dortmundi ngjitet në vendin e dytë në kampionat  në kuotën e 12 pikëve, duke u bërë presion Bajernit kryesues që ka 1 pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat