Ndreu: Luajtëm vetëm pjesën e parë

Futboll

Ndreu: Luajtëm vetëm pjesën e parë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:19
Ndreu: Luajtëm vetëm pjesën e parë

I zhgënjyer Ramazan Ndreu. Në intervistën për Supersport, trajneri i Kastriotit e analizoi kështu humbjen ndaj Kukësit.

“Ndryshe nga ndeshja e parë, sot në gjysmën e pjesës së parë e kishim lojën në kontroll. Pjesa e parë në përgjithësi ishte e mirë. Kishim edhe një rast për penallti. Ndërsa pjesa e dytë, ndikuan problemet e lojtarëve që kemi marrë.

Lojtarët në qendër të mbrojtjes ishin shumë të ngathët. U munduam ta freskonim skuadrën për ta ulur ritmini, por nuk ishim në gjendje ta bënim. Në analizë iu kam bërë të ditur lojtarëve që të jenë pragmatis. Dhe sot kjo na penalizoi”.

“Fati jonë vjet ishte që u shty kampionati, na dha kohë të përmirësohemi. E nisim gjithmonë me vonesë. Kjo të jep mangësi, skuadra do kohën e vetë, për tu kolauduar, për tu bërë aktive dhe me grintë.

Vjet në fazën e parë dhe të dytë ishim shumë mirë, ndërsa më pas na u largua shumë lojtarë plus dëmtimet. Ka shumë elementë që na çuan poshtë. Nëse e kemi kohën e mjaftueshëm, them që do të përmirësohemi shpejt, ka lojtarë me nivel. Problemi është koha”, u shpreh Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat