Sulmuesi shqiptar kap rekordin 61-vjeçar të legjendës Ferencvaroshit

Futboll

Sulmuesi shqiptar kap rekordin 61-vjeçar të legjendës Ferencvaroshit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:23
Sulmuesi shqiptar kap rekordin 61-vjeçar të legjendës Ferencvaroshit

Myrto Uzuni ka shkëlqyer ditën e sotme me fanellën e Ferencvaroshin.

Sulmuesi shqiptar nuk është ndalur së shënuari, teksa e ka detyruar portierin kundërshtar të nxjerri topin plot 6 herë nga rrjeta e tij.

Kampionët e Hungarisë kanë fituar me rezultatin tenistik 9-0 kundër Hatvan-it në Kupë, ku 6 prej golave mbajnë firmën e Uzunit.

Ky i fundit arrin fronin e Perandorit të Ferencvaroshit. Është vetë klubi hungarez ai që njofton se Myrto Uzuni prek rekordin që mbahet prej 61 vitesh nga Albert Florian. Legjenda e Ferencvaroshit ishte i lojtari i fundit që kishte shënuar 6 gola gjatë një ndeshjeje dhe kjo datonte më 11 dhjetor të vitit 1960.

Tashmë këtij rekordi i është bashkuar edhe sulmuesi shqiptar, i cili në vetëm pak kohë është kthyer në një nga elementet kryesore të klubit hungarez dhe një nga figurat më të dashura për tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat