Wolfsburgu ndalet

Futboll

Wolfsburgu ndalet

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:53
Wolfsburgu ndalet

Pas 4 fitoreve në 4 ndeshjet e para të Bundesligas, Wolfsburgu i Mark Van Bommel u ndal në javën e 5-të nga Eintracht i Frankfurtit.

Në Volksvagen Arena ujqërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 përballë ekipit që tashmë drejtohet nga ish-trajneri i tyre Oliver Glasner, me Wolfsburgun që pas këtij raundi i duhet të ndajë edhe kreun e renditjes me kampionët në fuqi të Bayern Munich në kuotën e 13 pikëve.

Miqtë nga Frankfurti të cilët regjistruan barazimin e 5-të rresht mes kampionatit dhe Europa Leagues, zhbllokuan shifrat në minutën e 38-të me holandezin Lammers.

Ndërkohë një tjetër sulmues holandez Weghorst në minutën e 70-të realizoi golin e barazimit duke i dhënë një pikë Wolfsburgut dhe duke i evituar humbjen e parë sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat