Real Madridi bën çmendurinë në Mestalla

Futboll

Real Madridi bën çmendurinë në Mestalla

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 23:00
Real Madridi bën çmendurinë në Mestalla

Stadiumi Mestalla përjetoi ferrin në finish të takimit nga Real Madridi! 

Deri në minutën e 86-të, Valencia ishte në epërsi me 1:0, por ndodhi përmbysja e madhe në 4 minutat e fundit. 

Çmenduri se çfarë bëri Reali i Carlo Ancelottit, fillimisht e barazoi rezultatin 1:1 Vinicius Junior pas asistimit të Benzemasë në minutën e 86-të. 

Image

Pas dy minutave (88'), Vinicius Junior asistoi dhe Karim Benzema  shënoi për fitoren e madhe të madrilenëve me rezultat 2:1. 

Pas javës së pestë në Spanjë, Reali kryeson me 13 pikë, ndërsa Valencia është në pozitën e tretë me 10 sosh.

Reali nuk njeh humbje, 4 fitore e 1 barazim, për Valencinë është humbja e parë pas 3 fitoreve e  një barazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat