​Pochettino zbulon se çfarë i tha Messit në momentin e zëvendësimit

Futboll

​Pochettino zbulon se çfarë i tha Messit në momentin e zëvendësimit

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:09
Messi dhe Pochettino

Lionel Mesis nuk arriti që ta fshehë frustrimin e tij në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Lyonit të cilën PSG e fitoi me rezultat 2-1.

Argjentinasi u zëvendësua nga Achraf Hakimi në minutën e 76 të ndeshjes dhe derisa po largohej nga fusha nuk i dha dorën trajnerit argjentinasit, përcjellë KosovaPress.

Duke folur rreth kësaj çështje pas ndeshjes, Pochettino tha ishte i nevojshëm zëvendësimi i tij, derisa ka zbuluar edhe fjalët që ia dha sulmuesit.

“Të gjithë e dinë se ne kemi lojtarë të mëdhenj në skuadër, i kemi 35 lojtarë. Po, ne duhet të marrim vendime për të mirën e klubit. Ndonjëherë ato dërgojnë drejt rezultateve pozitive e ndonjëherë jo.”, tha trajneri argjentinas.

“Pra, janë vendime që duhet t’i marrim. Nganjëherë i kënaqin njerëzit, e nganjëherë jo. E pyeta atë se si është dhe më tha që është mirë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat