Ancelotti zbulon pse u largua nga Napoli: “Nuk kishte harmoni në klub”

Futboll

Ancelotti zbulon pse u largua nga Napoli: “Nuk kishte harmoni në klub”

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:20
Ancelotti zbulon pse u largua nga Napoli: “Nuk kishte harmoni në klub”

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti zbuloi se ai u largua nga Napoli për shkak të mungesës së ‘harmonisë’ mes tij dhe klubit.

Ancelotti u largua nga Napoli në dhjetor të vitit 2019 dhe iu bashkua Evertonit pas një sezoni e gjysmë te napolitanët.

Ai tha se ishte rruga e drejtë për t’u ndjekur nga të dyja palët, pasi harmonia mungonte mes trajnerit dhe klubit.

Kalova dy vite të mira atje, kur nuk ka harmoni mes klubit dhe trajnerit, është e drejtë të ndaheni”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat