Reagon Mourinho pasi e pësoi humbjen e parë me Romën

Futboll

Reagon Mourinho pasi e pësoi humbjen e parë me Romën

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 16:25
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka pranuar se do t’i nevojiten disa orë kohë për ta kuptuar se çfarë ndodhi, pasi Roma e tij pësoi disfatë tronditëse 3:2 kundër Hellas Veronës.

Roma kishte kaluar në epërsi përmes Lorenzo Pellegrinit, por Verona e përmbysi rezultatin në debutimin për t’ia shkaktuar Mourinhos humbjen e parë pas kthimit në Serie A.

Mourinho e kishte nisur në mënyrë të përsosur kohës e tij me Romën, duke i fituar tri ndeshjet e para në ligë, para se Verona ta trondiste.

“E dija se Verona ka shumë cilësi dhe është ekip i vështirë për t’u përballur, veçanërisht pas ndërrimit të trajnerit ndodh një reagim psikologjik, gjë që e pamë sot”, tha Mourinho për DANZ.

Derisa thotë se ekipi i tij bëri shumë përpjekje, Mourinho s’e kupton sesi pësoi humbje.

“Ne bëmë shumë përpjekje, nuk mund të ankohem për këtë, por ne i humbëm shumë duele individuale. Hellas luajti me intensitet. Tani m’u duhen disa orë para përsëritjeve të rasteve në video për ta kuptuar çfarë ndodhi”, shtoi ai.

Roma do të përballet me Udinesen në ndeshjen e radhës në ligë këtë mesjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat